Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaron se PD-ja ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka nxjerr mesazhin e fortë nga fjala e mbajtur dje në Kuvend. Ai ndër të tjera tha se kjo qeveri është pengesa prej 8 vitesh për rrugën e ndryshimit dhe se paralajmëroi mobilizimin e shqiptarëve për ta shkulur.
“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.
Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8-vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, deklaroi Basha.
/Priza.al/