PD dogji karriget në Kuvend, reagon Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate

Kryeminstri Edi Rama në aktivitetion “Deputeti që duam” ka reaguar për tensionin dhe kaosin që ndodhi sot në Kuvend. Rama me anë të një fotoje në telefon shprehet se ky zjarr është ndezur nga deputetët demokratë në karriget e tyre në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

“Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e piste, si diçka që më e mira është të mos ngatërrohesh është foshnjarak. Është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh vetëm sesa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me te. Në rast se ti i kthen kurrizin dhe refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Cdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish lidhet me politikën dhe vendimet e saj”, tha Rama.

Më tej ai tha se “Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *