Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përçarjen e PD për pjesëmarrjen në protestën që do të mbahet më 13 shtator.
Gjatë konferencë për mediat, Meta tha se të qenit opozitar është kriter, si dhe kush do të gjejë justifikime e ka rrugën e hapur.
Sakaq shtoi se në protestë do të protestohet me flamurin e qytetarisë dhe jo partiak.
“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Ne ndërmorëm këtë iniciativë, ndërkohë kjo do të jetë protestë e qytetarëve, gjithmonë dikush merr iniciativë për protestat, kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë sepse janë vjedhur dhe po përgatiten vjedhje të tjera, ndaj është detyra e çdo qytetari që ndihet i vjedhur të protestojë, të jetë atje dhe në këtë manifestim do jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike. Kush do të gjejë një justifikim apo alibi e ka rrugën e hapur për ta shpikur një të tillë. Është vetëm një kriter për të qenë opozitar: je apo nuk je kundër Edi Ramës”, tha ai.