PD financohet nga Rusia? Basha ‘shpall luftë të hapur’ me SHBA

Ish-kryetari i PD, Lulzim Bashi ka reaguar në lidhje me akuzuar që i është bërë partisë se kjo e fundit është financuar nga Rusia.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha shkruan se PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj, aq më pak atë rus.

Sakaq shtoi se opozita do të kërkojë hetim në lidhje me këto akuza që SHBA ka bërë, dhe çdo pretendim do të hidhet poshtë.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *