Kreu i PD, Sali Berisha është ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë opozitës, së PD financohet nga Rusia.
Berisha tha se përgjegjësia është individuale dhe se PD nuk ka asnjë lidhje pasi vetë ai e ka denoncuar në parlament si çështje disa vite më parë.
Berisha theksoi se ish-kreu i PD, Lulzim Basha është ndihmuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për të mbyllur dosjen ku parashtroheshin akuzat.
“Lidhur me aferën Basha sqarojmë se ambasadori Donad Lu, më solli një dosje në mënyrë që të lobohej për Bashën dhe PD. Në këtë dosje shkruhej se Nik Muzi ishte i regjistruar, nuk kishte dosje tjetër. Basha i pyetur nga unë më tha se paratë ishin të mbledhura në përputhje me ligjin e rregullave. Kam besuar në fjalën e tij. Më vonë mësova se Basha mbahej peng me ccështjen Muzi, ku me ndërhyrje të Agaccit, prokurori nuk bëri rekurs në Gjykatë. E kam denoncuar këtë akt. Më vonë kam mësuar se Basha kishte mashtruar dhe se nuk kishte mbledhur fonde në diasporë. Burimi mund të ishte rus. E kam denoncuar këtë lidhje, por dosja u mbyll nga Edi Rama.
Basha është mbajtur peng me dosjen dhe se duhet të japë përgjigje për paratë. Nga informacionet paraprake, kam mësuar se paratë nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet. Përgjegjësia nuk është e PD por e Bashës”, tha ai.