PD i përgjigjet Ramës: Kërcënimet e tij nuk e ndalin dot fitoren e PD-së

Pas ironisë së Ramës lidhur me fushatën e Bashës në Korçë, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga PD-ja. Për demokratët, këto reagime të njëpasnjëshme të kreut të PS-së vijnë pasi e ka kuptuar se do të humbasë zgjedhjet.

Në të njëjtën kohë paralajmërojnë kryeministrin, se kërcënimet nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Fotot nga fushata e dy palëve, përdoren si një ‘ushqim’ të vazhdueshëm për të shigjetuar njëri-tjetrin. Edhe një ditë më parë, Rama u mor me fushatën e kryedemokratit Basha.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike i komenton këto postime të Ramës, si frikë nga fitorja e tyre.

Reagim i PD-së

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *