PD kërkoi shtesën e një pike në ligjin për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit/ Alibeaj: Shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën

PD ka kërkuar që të shtojë një pikë në ligjin për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit në komunizëm, ku do të konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-ministrisë së brendshme në periudhën e komunizmit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se tashmë shqiptarët kanë të drejtë që të mësojnë se çfarë ishte diktatura. Gjithashtu ai ka theksuar se në dosjet që shqiptarët do të kenë akses, do të  gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve në komunizëm.

Postimi i Alibeajt:

31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit.
Në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkatuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite.
Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *