PD: Koncensioni i sterilizimit, 12 vite vjedhje

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjelit:

Qendra e sterilizimit në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, e ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila parashikonte të sterilizonte të gjithë setet kirurgjikale të nevojshme për spitalet publike në vend, me një kosto shumë herë më të ulët shërbimi nga ai aktual, por ky fakt nuk i pëlqeu kryeministrit Edi Rama.

Dhe siç ndodh rëndom prej 12 vitesh tashmë, kryeministri dhe qeveria e tij shpikin procedura me një qëllim të vetëm, vetëm vjedhjen.

Komisioni hetimor parlamentar për këtë koncesion dëshmoi të gjitha veprimet arbitrare të qeverisë shqiptare, ku vetë protagonistët e kësaj afere, kanë pranuar falsifikimet dhe abuzimet që janë kryer me sterilizimin, duke zhvatuar miliona euro nga paratë e shqiptarëve.

Emisioni investigativ Plug faktoi se për aferën e sterilizimit rezulton i implikuar drejtpërdrejt ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja së bashku me kryeministrin Edi Rama pasi:

Së pari, sepse ishin me dije se kompania Saniservice nuk i plotësonte kriteret, e për më tepër ofronte sterilizimin me 25 milionë euro më shtrenjtë se një tjetër operator, por Beqja dhe Rama vendosën që koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit t`i jepej biznesmenit murator Ilir Rrapaj.

Së dyti, qeveria shqiptare njoftoi në rrugë informale, paraprakisht biznesmenin Rrapaj, për projektin që kishin për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, prandaj, Ilir Rrapaj parapregatiti të gjithë dokumentacionin përfshirë dhe studimin e fizibilitetit, me kosto të fryra.

Së treti, Ilir Beqja, sigurisht me miratimin e Edi Ramës vijuan me shkeljen e ligjit duke injoruar organet shtetërore zyrtare që trajtojnë çështjet e prokurorimit publik dhe koncensionet por dhe KLSH, të cilët ngritën alarmin se kompania Saniservice, që ishte shpallur fituese e koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit, nuk plotësonte kushtet për të kryer këtë shërbim publik.

Kujtojmë se pavarësisht ankesës së bërë nga një operator tjetër në garë, Action Laundry, që ofroi kryerjen e sterilizimit me 25 milionë euro më pak, qeveria shqiptare vendosi tia japë atë me doemos Ilir Rrapajt.

Së katërti, SPAK gjithashtu, në hetime ka arritur të vërtetojë shkeljet e rënda të Ilir Beqajt, deri edhe te roli i Kryeministrit Edi Rama, por veprimet ndaj tyre nuk kanë qenë në raport të drejtë me shkeljet e kryera.

Së pesti, ndërsa në qershor të vitit 2023, GJKKO kërkoi prishjen e kontratës koncensionare, pasi sipas prokurorisë ishte abuzive dhe i kishte shkaktuar një dëm financiar shtetit prej 100 milionë eurosh, vetë kryeministri Edi Rama, doli garant për mos zbatimin e këtij vendimi të GJKKO, duke reaguar publikisht se koncesioni do të vijonte, e rrjedhimisht edhe zhvatja e miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve.

Lajmi ne perditesim….

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *