PD korrigjon listën e deputetëve për 25 prillin

Partia Demokratike pas gabimeve të bëra në lista, ka depozituar ditën e sotme dokumentet e reja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sot ishte afati i fundit kur partitë mund të korrigjonin listat dhe PD-ja ka bërë ndryshimet në minutat e fundit.

Në listat e saj, demokratët kishin vendosur më shumë emra nga sa duheshin dhe disa kandidatë ishin pa emrin e nënës, babait, ditëlindjen, por edhe gjininë. Probleme ka pasur edhe në respektimin e kuotave gjinore, të cilat sot i kanë rregulluar.

Megjithatë, PD-ja nuk ishte e vetme. Edhe PS, si edhe 4 subjekte të tjera zgjedhore kanë pasur probleme, që KQZ ua ktheu mbrapsht për ndryshim.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *