Dy ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar njoftohet se do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka njoftuar se nesër në mbledhje pritet të ketë diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës, diskutime për çështje te brendshme organizative dhe të tjera.
“Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.
2- Çështje te brendshme organizative.
3-Te tjera”, thuhet në mesazhin e Nokës.