PD mbledh nesër Kuvendin, të pranishëm mbi 1 mijë delegatë, kush rikthehet

Kuvendi do të zgjedhë ditën e nesërme Këshillin Kombëtar, i cili tashmë do të ketë 150 anëtarë, si dhe do të jenë të pranishëm 1800 delegatë.

Sakaq, bëhet me dije se Këshilli i dalë nga Kuvendi, zgjedh më pas Kryesinë e PD, e cila dot ketë në përbërje 27-28 anëtarë, sekretariatin dhe nënkryetarët.

Ndërkohë, edhe organet e dala nga Kuvendi do të përgatiten për zgjedhjen e kryetarit të ri, kjo në bazë të skemës “një anëtar, një votë”.

Ky kuvend është në kuadër të mundësisë për përfshirjen e të gjithë deputetëve (qoftë mbështetës të Bashës apo Berishës” në Këshillin Kombëtar, si edhe rishikimin e propozimeve të ardhura nga baza për nevojën e ndonjë rregullimi në statut.

Si dhe pritet të miratohen disa ndryshime në statut por edhe rishikim të ndonjë rregullimi të propozuar nga baza. Pjesë diskutimeve dhe vendimeve të Kuvendit është edhe drejtimi i Partisë Demokratike.

Me vendimin e Gjykatës së Tiranës, pas njohjes së vendimeve të 11 Dhjetorit, PD është nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *