Partia Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00 Këshillin Kombëtar.
Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.
Mësohet, se gjatë kësaj mbledhje do të njoftohet më vonë edhe një qëndrim në lidhje me presidentin e ri.
THIRRJA PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR
Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, ushtrues i kompetencave te Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Selinë e PDSH. – Qëllimi I mbledhjes, përveç konstatimit të K. Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, gjithsesi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.
Këshilli Kombëtar I PDSH është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një çështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më i lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve. Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë të konstatimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari i këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.
Ditën e djeshme, me ftesë të Enkelejd Alibeajt, u mblodh grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Në mbledhjen e cila nisi në orën 17:00, u paraqitën vetëm 19 deputetë demokratë. Deputeti Ervin Salianji u shpreh se ajo nuk mund të quhej as mbledhje grupi pasi nuk përmbushte kuorumin.
Alibeaj tha se në total PD-ja ka 36 anëtarë e se 22 deputetë ishin më se mjaftueshëm për të mbledhur grupin. Alibeaj vendosi që të paraqesë një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik.