Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i sezonit të ri parlamentar, duket se në Partinë Demokratike vijojnë të jenë të ndarë, pasi u mësua se dy grupet parlamentare kanë nisur mbledhjet të ndarë nga njëri-tjetri.
U mësua se gjatë ditës së djeshme me iniciativë të Lefter Gështenjës, deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë organizuar një mbledhje ditën e djeshme. Mbledhja ka qenë informale dhe është organizuar në ambientet e kafenesë së një hoteli në kryeqytet. Mësohet se grupi i Alibeajt kanë diskutuar lidhur me aksionet politike që pritet të mbajnë në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë. Mbledhja e kryesisë do të mbahet në orën 12:00. Po ashtu edhe në këtë takim pritet të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD-së, si dhe ngritja e grupeve të punës./abcnews.al