Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje me Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Këshillit, Edi Paloka i cili bën me dije se në këtë diskutim fokusi do të jetë rreth aksionit opozitar.
Mbledhja do të mbahet ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00.
“Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD”, thuhet në njoftimin e PD.