Partia Socialiste nuk heq dorë. Mësohet se ajo do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) që miratoi listën e PD-së me 22 kandidatë nga 153 që janë të nevojshme. Në argumentin e dhënë nga PS-ja e cila u përfaqësua në mbledhjen e sotme të KAS nga Eridjan Salianji, i cili tha se lista e PD-së me më shumë kandidatë e bën garën të pabarabartë.
Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar në mbledhjen e sotme vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.
Me 3 vota pro dhe 2 kundër, iu dha të drejtë demokratëve me argumentin se për aq kohë sa Kodi Zgjedhor nuk e ka përcaktuar numrin maksimal të kandidatëve, nuk është kompetencë e komisionerit që të përcaktojë numrin e kandidatëve, duke pranuar kështu argumentin e dhënë nga Sekretari për çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.