Kryetari i PD, Sali Berisha nga takimi me qytetarët e Pukës kërkoi ish-kryetarit, Lulzim Basha që të tregojë në lidhje me financimin e partisë në periudhën kur ai ka qenë në krye të saj.
Berisha se PD ka kaluar një situatë të vështirë dhe se Basha duhet të tregojë të vërtetën e 600 mijë eurove dhe financimet ruse.
Sakaq theksoi se nuk do të lejojë më që kryeministri Edi Rama t’ja mbyllë sërish çështjen.
“PD kaloi një situatë të pashembullt ndonjëherë, por sot është në këmbë, 7 korriku dëshmoi se është opozitë më e fortë se kurrë. Tani del problemi i ish-kryetarit, që kam thënë se është peng i Ramës…. kjo situatë mori fund. Lidhur me financimin ju sqaroj ju se nuk ka një parti që të ketë kontribute historike më shumë se PD për lidhjen me perëndimin, SHBA, NATO, që të ketë punuar me efiçensë kundër interesave ruse, dëshmia më e thellë TAP. Në atë projekt qeveria e PD ka luajtur një rol parësorë. Rusët kanë punuar kundër nesh, ne nuk pranojmë kurrë të flirtojmë me ta. Del dokumenti, por çfarë bëri Rama? Më 3 mars të 2018 ky shkruan se ai i ka futur duart në xhepin rus dhe kjo punë do hetohet. Si e hetoi? E mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar. Tani ne duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël patën të qartë se kush e ka pasur në dorë Bashën, ndaj sot i themi, i cili e mohoi, tregoi një për një cila është e vërteta, nga dolën 600 e ca mijë euro? Si shkuan? Si udhëtuan? Se nuk është më Edi Rama t’i mbyllë gjërat. Sqaro për veten tende, akti ka qenë personal, si ka thënë asnjë njeriu në PD”, tha ai.