PD në garë për zgjedhjen e kryetarit të ri/ Lulzim Basha reagon me anë të një postimi

Ndërsa në PD po zhvillohen zgjedhjet e Rithemelimit për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim në Facebook. Ish-kreu demokrat duke mos përmendur zgjedhjet e sotme ka dashur të rikujtojë disa nga personalitetet që u vranë gjatë periudhës së komunizmit.

Ai shprehet se mbetjet e komunizmit nuk duhen lejuar të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e së shkuarës.

“Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë. Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajë regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit. Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunimizit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit”, ka zgjedhur të shkruajë Basha, pikërisht në momentin kur Sali Berisha po votonte për veten në Selinë e Partisë Demokratike- shkuran Basha.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *