Partia Demokratike ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit. Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar për nesër, ku do të diskutohet për votën e diasporës.
Më pas, Sali Berisha do të takohet me krerët e degëve të PD-së për të diskutuar për primaret, një proces që ka shkaktuar kundërshtime brenda partisë.
Disa funksionarë kanë shprehur shqetësimin se primaret mund të shkaktojnë përçarje dhe kanë kërkuar alternativa.