Kryetarja e Komisonit Hetimor, Jorida Tabaku në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje SPAK që hetimet mbi inceneratorët të bashkohen në një dosje të vetme. Pasi sipas saj, përgjegjësitë e këtyre individëve janë të përbashkëta dhe të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.
“Përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara, të gjithë këta individë kanë marrë vendime të përbashkëta”
Gjithashtu, ajo kërkon që SPAK të vazhdojë hetime edhe mbi zyrtarët e lartë si dhe politikanët e përfshirë në këto afera korruptive.
“Për këtë arsye SPAK duhet të leviz edhe tek personat me imunitet politik dhe me imunitet ne parlament”/Priza.al