PD nuk mjaftohet me minutazhin në Kuvend: Kur flasin deputetët e opozitës të zë virusi?! Po stadiumi me mbi 22 mijë veta?!

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate ku opozita ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me minutazhin e lënë në dispozicion për ta, që të diskutojnë projektligjet.

I pari që kërkoi ndryshim të vendimit të Konferencës së Kryetarëve ishte nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj. Ai tha se në këtë seanca po shkelet rregullorja.

“Dua t’ju sjell në vëmendje se kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores.”, tha ai.

Të njëjtën gjë tha edhe deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili pohoi se kryetarja e Kuvendit po i heq të drejtën e fjalës opozitës.

“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!

Nikolla: Është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.
Bardhi: Kush ju ka thënë ju kryetare se po të flasin deputetët e opozitës të zë covid-i?! Dhe të jesh mbi 20 mijë veta në stadium nuk të zë virusi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *