“PD nuk mund të rimarrë në dorë fatin e vendit”, mesazhi i Ramës nga Përmeti

Kryeministri Rama ka ripërsëritur apelin ndaj qytetarëve, se u duhet vota për një mandat të tretë, për të përfunduar punët e lëna në gjysëm të rrugës. Në lidhje Skype për “Wake Up” nga Përmeti, Rama bëri një bilanc të punëve të arritura deri më tani, ndonëse nënvizoi se pret edhe më shumë për sa janë realizuar objektivat deri më tani.

“Unë jam krenar për bilancin e këtyre viteve, që është qartë i suksesshëm në çdo sektor. Është si nata me ditën me atë që gjetëm kur e nisëm.

Jemi ende në mes të rrugës, nuk jemi në kushtet e përfundimit të një mandati normal, jemi në luftë. Nuk ka shmangie nga bilanci, do përsëris çdo ditë çfarë është bërë në një sektor apo tjetër.

Është shumë artikuluar dhe shumë e thellë ndarja mes nesh dhe atyre. Nuk mund të rimarrin në dorë fatin e vendit, se janë po ata me atë qasje. Ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë”, deklaroi kryeministri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *