PD nuk njeh zyrtarisht vendimin e maxhorancës për mbledhjet online të Komisioneve Parlamentare: Tentativë për të shmangur kontaktet me Opozitën

Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos pranojë vendimin e maxhorncës për të zhvilluar online mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Është bërë me dije se në mënyrë unanime, deputetët kanë vendosur që të paraqiten në salla sa herë që do të mblidhet një komision parlamentar dhe vendimin e mxhorancës, PD-ja e ka cilësuar si një tentativë për të shmangur kontaktet me Opozitën.

Gjithashtu kryedemokrati Lulzim Basha iu është drejtuar demokratëve me mesazhe të prera dhe të qarta, duke iu kërkuar që të jenë zëri i problemeve të qytetarëve.

Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve. Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *