PD padi për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve/ Çupi: Çmime abuzive për qytetarët

Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese, u zhvillua seanca shqyrtuese për kërkesën e PD-së për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimit të karburanteve. Deputetja Dhurata Çupi u shpreh se bordi cënon mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

“Paraqitëm qartësisht se është në cenim të të drejtës kushtuese. Është një cenim të thellë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, me çmimet abuzimeve për qytetarët. Një bord publik privat. I jashtëzakonshëm i pa parë në asnjë vendimmarrje të vendeve të tjera. Bëhen edhe pjesë e bordit të qeverisë. Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta në 30 vite. Në dëm të interesave të qytetarëve. Ky projektligj duhet të shfuqizohet”– tha Çupi.

Nga ana tjetër deputeti Sula u shpreh: “Është ngritur vetëm për 1 apo dy kompani të hidrokarbureve. Çmimi i karburantit është jashtë çdo lloje logjike. Në një kohë që edhe çmimi në bursë. Këtu ishte çmimi më i lartë. Është haptazi me qëllim përfitues. Kemi të bëjmë me një mënyrë të përfitimit të gjitha formave.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *