“PD, parti e Berishës,” Shehi: Po bën të njëjtën gjë si Basha

Deputeti opozitar Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Ditari” ka theksuar se Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, sepse mostërheqja e tij e PD në këtë gjendje.

Gjithashtu ai shtoi se edhe Berisha po bën të njëjtën gë, pasi po e  kthen PD-në në partinë e tij.

“Lulzim Basha duhej të ishte tërhequr që pas datës 25. Bëri gabim dhe e futi partinë në këtë lloj sherri. Gabim tjetër ishte që nuk bëri kurrë një analizë politike, nuk u mor vesh kurrë pse i humbim zgjedhjet. Bëri një kongres shpejt e shpejt, për t’i vënë vulën asaj që kishte mbetur nga PD-ja. Të njëjtën gjë po bën edhe Berisha, ai po bën partinë e vet tani. Kongresin do ta bëjë në datë 30 prill dhe siç e shikoni, edhe Berisha ka ngutje të madhe”, deklaroi Shehi.

Sipas tij, ribashkimi është një proces shumë më i gjatë se kaq dhe se duhet patjetër kohë që një parti të rikthehen në shtratin e saj politik.

Këto gjysma zgjedhjesh që po bëjnë këta nëpër rrethe, janë e njëjta gjë që bënte Basha. Unë do t’i ftoja që të kenë durim, të shkojnë deri në fund të verës, të bëhen primaret në bazë dhe të shprehin njerëzit mendimet e tyre. Unë nuk e shikoj të këndshme situatën. Në datën 30 prill do t’i vendosin një kësulë formale PD-së, por rezultati do të jetë i njëjtë me atë të viteve të shkuara. Zgjedhjet janë pas 15 muajve, kështu që ka kohë. Për të rikthyer një parti me ideale, një shtrat politik të madh, nuk ka nevojë për ngutje për të caktuar shefat. Duan të bëjnë kongres në datën 30, por kam frikë që do të jetë si ai i 12 korrikut”, tha deputeti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *