PD publikon pamjet e 8 janarit: Demokratët u shkëputën përgjithmonë nga ata që përdorën dhunë!

Partia Demokratike, ka publikuar në rrjete sociale pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ishte nxitësi kryesor i dhunës.

Në postim shkruhet se vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD

PD gjithashtu thekson se Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte non-grata-n e tij.

‘Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.  Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.’, shkruan PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *