Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.
Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit. E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.
Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.
Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.