PD reagon pas shkarkimit të Metës: Vendim antikushtetues, Gjykata Kushtetuese të garantojë paanësinë

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, me 104 vota pro. PD-ja e ka konsideruar këtë vendim si antikushtetues. Më tej, PD deklaron se përfaqësuesit e krimit të organizuar në parlamentin shqiptar nuk mund të jenë garant të Kushtetutës, duke shtuar se Edi Rama e ka përdhosur me qindra herë kushtetutën.

Selia Blu ka një thirrje edhe për Gjykatën Kushtetuese, të cilës i kërkon të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Reagimi i plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *