PD reagon për aksidentin që i mori jetën 7-vjeçares: Polici që duhet të mbrojë jetën e qytetarëve, vret

PD ka reaguar përmes një konference për aksidentin ku mbeti viktimë një 8-vjeçare.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, e ka cilësuar si vrasje pasi polici që paguhet për të mbrojtur jetën e qytetarëve shkon dhe e merr atë.

Deklarata e plotë:

Një fëmijë 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh.

Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident.

Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit.

Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje.

Eshtë një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë.

Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz.

I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve.

Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t’i mbrojtur, por për t’i dëmtuar.

Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *