PD refuzon ftesën e Alibeajt për bashkëpunim, Paloka: Hipokrizi, ai ishte kundër Primareve!

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka refuzuar negociatat me Enkelejd Alibeajn për një kandidat të përbashkët, duke e quajtur hipokrizi ftesën e tij.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Paloka tha se e gjitha është hipokrizi pasi disa muaj më parë teksa bënin negociatat për bashkim, çështja ku nuk u puqën ishte pikërisht dalja me kandidatët e Primareve në zgjedhje.

Më tej, Paloka thekson se është në fazën e fundit të negociatave për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë nën koalicionin Meta-Dule.

“Kur del nga goja e Ali-Bashëve nënkuptohet që në rastin më të mirë është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar. Vulën ia dha Rama, pas vendimit të gjykatës janë hapur në krah të Ramës dhe tani duan bashkëpunim me Partinë Demokratike. E tha përgjigjen Berisha, e tha që nëse kam nevojë të bashkëpunoj me Ramën, nuk kam pse ta bëj nëpërmjet Alibeajt. Bashkëpunoj me pengmarrësin dhe jo me pengun. Është pjesë e lojës së Ramës. Alibeaj nuk do bashkëpunim, por tha të marrim të peshojmë kandidatët e Primareve dhe të zgjedhim ne. Vulën e duan nga Rama, votuesit nga Berisha. Ne kemi patur një proces negociatash dhe këta arsyeja që e mbyllën është se nuk donin primaret, nuk i njohin dhe tani dalin dhe duan kandidatët e Primareve. Është thjesht hipokrizi në vazhdën e lojës për të dëmtuar sa më shumë PD në zgjedhje. Gjithë ajo që ndodhi në Apel, lexuan vendimin e Ramës tentoi të lërë jashtë. Basha rezultonte ende kryetari i PD, e paska parashikuar se do të jetë Alibeaj kryetari i komanduar. Të gjitha partitë me të cilat kemi marrëveshje, LSI (nënkupton Partinë e Lirisë) PBDNJ, sipas formulës që ka sot në kodin zgjedhor, do gjendet formula optimale, por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe të gjitha partitë e spektrit tonë”, tha Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *