Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pretendon se PD-ja duhet t’i kërkojë ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, që të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën e bërë disa ditë më parë.
Sipas Berishës, znj. Kim, ende nuk ka kërkuar falje për deklaratën të cilën ai, e konsideron si më skandalozen e 30 viteve të fundit nga një përfaqësues i huaj diplomatik në Shqipëri.
Për Berishën, PD-ja mbetet një parti pro-perëndimore dhe pro-amerikane, e hapur për bashkëpunim me partnerët.
“PD është dhe mbetet e hapur si një parti pro-perëndimore, pro-amerikane. Qëndrimi, mendoj se deklarata që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit e një përfaqësuesit të huaj në Shqipëri.
Me barin kuptohet. Kërcënimi që i bëri demokratëve dhe shqiptarëve, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkoj ndjesë.
Mirëpo s’ka ndodhur, nuk është vonë. Mendoj se PD do ti kërkojë znj. Kim të kërkojë ndjesë publikisht dhe pa asnjë diskutim ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me gjithë partnerët. Bashkëpunimi do të thotë bashkëpunim”,- tha Berisha.
/Priza.al/