Vetëm dy orë na ndajnë para protestës të thirrur nga opozita.
Burime për median bëjnë me dije se para nisjes së protestës që pritet të shpërndahen fletushka me 49 arsye përse duhet të protestojnë. Mësohet se të shumtë janë ata demokratë të cilët kanë ‘zbarkuar’ në terren duke organizuar protestuesit.
Fillimisht protestuesit do të mblidhen në seli rreth orës 18:30 të gjithë deputetët dhe më pas t’i bashkohen marshimit së bashku me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.