PDIU çel fushatën në Fier/ Doda: Kemi çuar përpara pa asnjë kompromis ‘betejën’ për çështjen çame

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, deputetja Mesila Doda mori pjesë në takimin e hapjes së fushatës elektorale në Fier, ku prezentë ishin edhe përfaqësuesit e listës për këshillat bashkiakë të qarkut. Në fjalën e saj Doda tha se PDIU është me veten e saj, me Shqipërinë dhe me kauzën që përfaqëson.

Në sallën e Parlamentit ka edhe deputetë të tjerë aty, përveç grupit parlamentar të PDIU-së aty, e unë nuk i kam parrë kurrë që të bashkohen me ne, të ngrenë zërin në 27 qershor, e jo më të bëjnë sallën e parlamentin e Shqipërisë të kërcehej Vallja e Osman Takës, të flisnin e të tregonin dëshmitë, historitë, njerëzit që i kanë kaluar ato.
Kjo do të thotë të jesh deputet i PDIU-së. Kjo do të thotë të punosh për një çështje. Kjo do të thotë që të mos bësh asnjë kompromis as me ata që janë brenda as me ata që janë jashtë politikës shqiptare, kuajt e Trojës së Athinës”., tha ajo.

Ndër të tjera Doda foli edhe për betejat e PDIU-së, që nga rezoluta për çështjen çame, ngritja e varrezave monumentale të Kllogjerit, apo deklarata e komisionerit të zgjerimit në Bashkimin Europian, deri tek protestat dhe iniciativat e PDIU-së, për dekomunistizimin dhe mbrojtjen e familjes, si edhe pjesët e programit të PDIU-së që sot kanë bërë bashkë qytetarët për betejën zgjedhore të 14 majit.
Këtë fushtë zgjedhore për PDIU-në, deputetja e cilësoi si ndër më të bukurat.

“Më lejoni t’ju them dy fjalë për këtë fushatë që kemi nisur. Është një ndër fushatat më të bukura. E kemi nisur me një hashtag që na e propozuan të rinjtë tanë nga Klubi i Patriotëve dhe thoshte rrënjë të lashta, histori e re. Pse? Sepse ne kemi rrënjë të lashta, origjina që na çon deri në historinë e miteve të kësaj treve, por njëkohësisht kemi nisur një histori të re. I gjithë ekipi i shqiptarëve të PDIU-së ka një moshë shumë të re dhe janë njerëz që na nderojnë. Kanë bërë një rrugëtim të tyre në jetë, janë të mirëshkolluar dhe kjo është historia e re e të cilën duam ta çojmë përpara dhe ku mund të japim më të mirën në këshillat bashkiakë, aty ku do të mund të votohet dhe ku ata do të jenë të pranishëm”.

Ndërsa deputeti i qarkut të Fierit, Nustret Avdulla tha se lista e këtij qarku prezantohet me njerëz që e duan vendin, që vijnë nga komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë dhe që janë kontribues të ekonomisë së vendit. Në takim folën edhe përfaqësuesit e listës për anëtar të bashkisë Fier, Lushnje dhe Patos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *