PDK bojkoton fjalimin e Osmanit në Kuvend: Ka demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka refuzuar të marrë pjesë në seancën e diskutimit të buxhetit të vitit 2025. PDK ka njoftuar se refuzimi vjen pasi presidentja Vjosa Osmani vazhdon që të sillet me mospërputhje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues.

“Si presidente, nuk ka arritur që Kosovës t’i siguroj qoftë edhe një njohje të vetme, siç ka dështuar në fushën e antarësimit të vendit në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Për më tepër, si presidente ka vazhduar të qëndroj e heshtur ndaj masave dhe sanksioneve që BE i ka vënë Kosovës si rezultat i çasjes destruktive të qeverisë dhe në asnjë rast të vetëm nuk është sjellur dhe nuk ka vepruar si kundër-balancuese e politikave të gabuara të qeverisë të cilat vendin e kanë ekspozuar përballë izolimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Gjithashtu ata theksojnë se “Znj. Osmani edhe në vitin e katërt të mandatit të saj, ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit.Ndërkaq, edhe si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka heshtur përballë skandalit të pashembullt të dështimit të sigurimit të ushqimit për ushtrinë tonë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *