Avokati i eurodeputetit Marc Tarabella, ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit belg që drejton hetimin e klientit të tij pas akuzave korrupsion.
Tarabella, u arrestua javën e kaluar, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.
Avokati i tij, Maxim Töller, pretendon se gjyqtari hetues, Michel Claise, nuk është duke u treguar i drejtë në gjykimin e tij.
Në lidhje me korrupsionin për blerjen e ndikimit në Parlamentin Evropian, Katari dhe Maroku kanë mohuar akuzat ndaj tyre.
“Gjyqtari Michel Claise, duket qartë se i merr të mirëqena faktet e kontestuara që janë objekt i hetimit që ai drejton. Po tregohet i njëanshëm. Ky është një problem. Nuk është bërë asnjë analizë financiare nga gjyqtari hetues dhe kjo është shqetësuese,” tha avokati i Tarabellës, Töller.
Tarabella, i cili ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit për marrëdhëniet me Gadishullin Arab, në nëntor mbajti një fjalim ku mbrojti hapur reformat e punës të Katarit për ndërtimin e stadiumit të Kupës së Botës. Kjo e fundit është kritikuar nga FIFA pasi shumë punonjës kanë humbur jetën.