Pedagogët heqin dorë nga bojkoti, rinis nesër procesi mësimor

Sindikata e pedagogëve ka hequr dorë nga bojkoti i mësimit duke bërë kështu që ditën e nesërme të rikthehen në auditore por, duke mos ndalur protestat.

Me anë të një deklarate për mediat, pedagogët njoftojnë se kanë vendosur që të mos pengojnë më zhvillimin e procesit mësimor në Fakultete por, do të vijojnë protestat derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara prej më shumë se 3 javësh. Gjithashtu bëjnë me dije se do të zhvillojnë protestën e radhës Kombëtare, të martën në orën 11:00 përpara Korpusit Qendror të UPT.

Ky vendim erdhi pasi kërkuan garanci nga Presidenti për të hyrë në grevë urie por, nuk morën një përgjigje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *