Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë bojkot kombëtar, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
Lidhur me bojkotin, kryetarja e sindikatës në Korçë Alba Keta tha se disa mësueses kanë vijuar të ndjekin leksionet.
Sakaq theksoi se bojkoti i mësimit ka qenë i pjesshëm pasi shumë prej pedagogëve kanë frikë.
“Sot është dita e tretë e protestës, ne jemi këtu përballë sheshit të tre fakulteteve të universitetit Fan Noli, pedagogët kanë frikë, janë dyshues mes faktit të bojkotojnë apo jo. Ata kërkojnë rritje pagash, fakti që procesi mësimor vijon tregon që ndërgjegjja e pedagogut flet, nëse mendojnë se duhet të dalin në protestë le të na bashkohen, në të kundërtën le të vazhdojnë mësimin”, tha ajo.