Pedagogu i univeristetit Politeknik të Tiranës, Luan Myrtaj ka deklaruar se një qeveri dhe një kryeministër që janë të interesuar për përparimin e shoqërisë, “nuk do ta zinte gjumi natën” për të plotësuar kërkesat e pedagogëve dhe për të investuar tek arsimi i lartë.
Gjatë fjalës së tij, Myrtaj tha se nëse duam të prodhojmë delenxhinj Rama nuk ka arsye pse ta ndjekë këtë protestë. Më tej ai ka përmendur edhe deklaratat që kryeministri Rama tha në lidhje me kontrollin e pasurisë duke shtuar se tatimet aty janë, s’ka pse të ngrejë zërin vetëm kur ka protestë.
“Po ta shohim kërkesat që ka vetë protesta janë minimaliste e një kryeministër i një shteti sovran të shikojë që peadgogët ngrihen në protestë e janë minimaliste do ishte njeriu më i kumtur në botë që do thoshte çfarë keni çfarë duhet e si ta ndreqim. Nëse duam të prodhojmë delexhinj kryeministri s’ka pse ta dëgjojë fare këtë protestë, nëse do delenxhinj e copa mishi me dy sy, kryeministri e ministrja me radhë s’kanë pse ta vënë fare ujin në zjarr.
Nëse duan të nxjerrin profesionistë e që shoqëria të përparojë atëherë kryeministrin nuk duhet ta zinte gjumi por të vinte këtu e të kërkonte një mijë herë të falur. Sa i përket shantazheve e-albanian aty i ka tatimet ka për detyrë të na kontrollojë s’ka pse të ngrejë zërin vetëm kur ka protestë, turp që një kryeminstër 10 vjet në detyrë nuk ka pasur një protestë nga profesorët, është turp që ne këtu nuk kemi rektorët të reshtuar. Kjo tregon sa të shitur e manipuluara janë zgjedhjet universitetin e kanë kthyer në celulë”, tha pedagogu Myrtaj.