Pedagogët nuk ndalen, të hënën sërish protestë kombëtare

Mëngjesin e sotëm pedagogët janë mbledhur tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar kështu ditën e pestë të bojkotit. Pedagogët janë shprehur se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë si dhe kan njoftuar edhe përshkallëzimin e saj.

Gjatë fjalës së tij në protestë, kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi bëri me dije se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare, ndërsa tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët. Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh Kovaçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *