Pedagogët paralajmërojnë protestën e radhës: Rritja e pagës 7%, e papranueshme

Sindikata e punonjësve të Universitetit ka paralajmëruar ditën e sotme protestën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e premte pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Sipas tyre rritja e pagës me 7% e ofruar nga Kryeministri është e papranueshme dhe nuk mjafton sa për të tejkaluar normën e inflacionit.

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.

Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit ët gjendjes.

Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas.

Ditën  e  premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *