Kryetari i Sindikatës së pedagogëve Aleksandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama pak më parë për rritje 7% të rrogës.
Gjatë protestës, Kovaçi tha se kjo shifër nuk konsiderohet si rritje rroge, duke theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Po ashtu ai i ka kërkuar Ramës që të herë dorë nga investimet strategjike.
“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë e 7%. Kjo nuk është rritje. Pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universitetin”- tha Kovaçi.