Dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik, pedagogët po zhvillojnë një protestë për rritjen e pagave.
Sipas tyre paga e pedagogëve është ndër më të ultat në rajon dhe se qeveria edhe pse ka këtë nivel page, ka shkurtuar buxhetin.
“E nisim këtë forum, e protestë, për të pritur datën 17. Sindikata i punonjësve të universiteteve ka qartësuar se hallin e ka qeveria, e cila dhe pse ka nivelin më të ulët krahasuar me Kosovën e Rajonin edhe e ka shkurtuar. Ku jemi sot me kartën e studentit? Fakt është që jo vetëm që jemi më poshtë me pagat se Kosova, por edhe nga Bosnjë Hercegovina. Kjo s’është thjesht protesta jonë, por për dinjitetin e arsimit dhe mësuesve”, tha pedagogu.