Një debat ka degraduar në sharje, në emisionin “Breaking” në Top News. Analisti Frrok Çupi është përplasur ashpër me Lefter Maliqin, ku debati mes tyre degjeneroi në fyerje personale. Zgjedhjet e 25 prillit u kthyen në ‘mollë sherri’ mes dy palëve, të cilët nuk u përmbajtën dhe shpërthyen në të shara.
Teksa në studio po diskutohej lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe fitoren e PS, Çupi tha se “Edi Rama është kryeministri i dytë europian që fiton tre mandate. Është kapacitet i madh për Shqipërinë”. Kaq mjaftoi që Lefter Maliqi të rebelohej. Ai e konsideroi këtë mjaft të tepruar.
Pas sherrit, analisti u largua nga studio, ndërsa drejtuesja e emisionit kaloi në publicitet.
Pjesë nga debati
Frrok Çupi: Krahasova unë dhe nuk i shërbej askujt. Ore budalla, idiot, nuk të lë unë edhe pse je polic.
Lefter Maliqi: Më palaço se ti nuk ka. Pederast i blerë. Palaço. pis. Të më thuash mua ti që kam mbaruar në Skënderbegas, e kam një karrierë të madhe, kjo është turp.