Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për të luajtur në Premier League, duke i hapur rrugën një largimi nga Camp Nou.
Ylli spanjoll ka qenë një lojtar kyç për Barçën që kur erdhi nga Las Palmas për 5 milionë euro.
Deri në fund të sezonit të tij debutues, adoleshenti kishte luajtur 52 ndeshje për klubin dhe kombëtaren.
Rëndësia dhe potenciali i tij i jashtëzakonshëm detyruan Barcelonën të mendonte një plan afatgjatë për ta mbajtur mesfushorin në ekip.
Kontrata e rriti klauzolën e tij të blerjes në 1 miliardë euro, vetëm një vit pasi Barça pagoi 5 milionë euro për shërbimet e tij .
Pedri është paraqitur në më pak ndeshje këtë sezon se vitin e kaluar për shkak të një sërë lëndimesh, gjithsesi ai mbetet kyç për mesfushën e Xavi-t.
20-vjeçari është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit të Barçës në të gjitha garat, duke përfshirë dy ndeshjet e mëdha kundër Real Madridit.
Pavarësisht klauzolës së tij masive dhe çështjeve të lëndimeve, spekulimet për të ardhmen e tij nuk kanë pushuar. Ai ka qenë i lidhur me thashetheme për një largim të mundshëm në Premier league.
Mesfushori kohët e fundit ka pranuar se nuk është kundër testimit të vetes jashtë Spanjës.
Gjigandët e Premier Ligës, Manchester City do të ishte ekip i përshtatshëm për mesfushorin, jo vetëm për shkak të Pep Guardiolës, por edhe për shkak të filozofisë së lojës.
Deklarata e Pedri:
“Unë jam te Barça dhe shpresoj se do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Unë e dua La Ligën, por asgjë nuk duhet të përjashtohet kurrë.”