Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.
Zjarri mori përmasa të mëdha, ndërsa shtëllunga e tymit u pa nga i gjithë qyteti.
Si pasojë e këtij zjarri, deri më tani kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore 8 persona.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ata janë helmuar për shkak të tymit.