Legjenda e futbollit Pele, nuk është duke kaluar një periudhë të mirë sa i përket shëndetit, pasi për të disatën herë është shtruar në spital edhe pse gjendja e tij është e stabilizuar.
Përmes një deklarate, spitali “Israelita Albert Einstein” bëri të ditur se pranimi i “O’Rei” do të vazhdonte me trajtimin e një tumori të zorrës së trashë.
“Edson Arantes do Nascimento u shtrua në spitalin Israelita Albert Einstein për të vazhduar trajtimin për një tumor të zorrës së trashë, të identifikuar në shtator 2021”, thuhet në deklaratë.
Conforme eu já adiantava mais cedo, saiu o boletim médico do Hospital Albert Einstein sobre a internação do Rei #Pelé ?. Ele segue em tratamento do tumor de cólon. Não só o torcedor do #Santos, mas os amantes do futebol e o mundo todo estão torcendo pra ele ficar bem. #ForçaPelé pic.twitter.com/vCwLgdtfnV
— Brenno Beretta (@BrennoBeretta) April 19, 2022
Kampioni i botës tre herë me Brazilin iu hoq tumori i zorrës së trashë në shtator të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ai ka bërë vizita të rregullta në spital për të vazhduar trajtimin./Priza.al