Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Basha: I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët për një marshim të mbarë në Malin e Tomorrit. Ai u bën thirrje autoriteteve që të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe të jenë më të vëmendshëm për çdo lloj emergjence shëndetësore.

MESAZHI:

Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.

Mijëra besimtarë janë bërë pjesë mëngjesin e sotëm në Pelegrinazhin e Malit të Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *