Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi nga Rinasi se shtetasja shqiptare që ka mbetur ende në Afganistan punonte për një organizatë të huaj. Ai tha se nga ministria e Jashtme po bëhet gjithçka për riatdhesimin e saj, duke shprehur besim për një operacion të suksesshëm.
“Bëhet fjalë për një shtetase shqiptare që punonte për një organizatë të huaj. MEPJ është angazhuar, kanë pasur informacion në linjën e tyre dhe po bëjnë gjithçka munden për të bërë të mundur riatdhesimin sa më të shpejtë, besoj se do jetë një operacion që do përfundojë me sukses. MEPJ po bën një punë të shkëlqyer”, tha Peleshi.
/Priza.al/