Peleshi: Mbrojtja kibernetike e nevojshme, do të sjellim modelin amerikan në akademi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha pas mbledhjes së qeverisë se është diskutuar për dërgimin e një toge prej 21 efektivësh të FA në Letoni, në mbështetje të NATO-s në misionet ushtarake që zhvillon atje.

Peleshi nënvizoi se qeveria është e angazhuar për shkencën dhe kibernetikën dhe në akademinë ushtarake, do të implementohen sigurisht këto shërbime.

“Një nga vendimet e marra ishte vendimi për të vijuar kontributin e FA në misionin e NATO-s në Letoni. 21 Efektivë të FA dot ë shkojnë në një stërvitje. Ky kontribut ka nisur në vitin 2017 dhe atje kemi dërguar gjithsej 200 efektivë. Letonia është në verilindje të aleancës tonë NATO dhe pozicioni ka si synim përballimin e rrezikut që i vjen aleancës nga vendet e Lindjes. Ne atje kontribuojmë me një specialitet për neutralizimin e municioneve të paplasura. Ne jemi angazhuar në këtë drejtim për të qenë të nevojshëm në kontributin e NATO-s në këtë pjesë. Në rast se fokusohemi më shumë, ne japim një kontribut të paçmuar në NATO. Ne jemi duke u angazhuar dhe në dije.

Duam që forcat tona të armatosura të spikaten dhe në dije. Mbrojtja kibernetike është një togfjalësh gjithmonë më i përditshëm në çështjet e sigurisë në përgjithësi dhe në këtë kuadër po investojmë te rimodelimi i Akademisë së FA. Jemi duke bashkëpunuar me SHBA. Duam të sjellim modelin amerikan këtu te ne. Një informacion tjetër që do e ndaj është dhe rritja e interesimit të të rinjve tanë për të studiuar pranë FA. Në degët e reja kemi pasur 1 mijë aplikime, në fazën e parë të regjistrimeve. Duam të krijojmë një kampus të FA dhe me mbështetjen e nevojshme do të ia dalim për edukimin në fushën e shkencave ushtarake”, tha Peleshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *