Peleshi: Nuk duhet të shkaktohet asnjë lloj paniku, Shqipëria është e sigurt

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vizituar gjatë mëngjesit të sotëm, dy ushtarakët që u dëmtuan nga agresioni i dy shtetasve rusë.

Peleshi ka bërë thirrje për qetësi, dhe se nuk duhet që të shaktohet asnjë lloj paniku, pasi sipas tij Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes.

Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *