Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën.
Peleshi për ‘Shqiptaren’ tha se vendi ynë do të shtojë prezencën e saj Ushtarake në Kosovë.
Sakaq shtoi se ministria e Mbrojtjes së bashku me SHBA do ngrenë një qendër për mbrojtjen kibernetike.
“Është dhënë garanci dhe mbështetje nga të gjitha shtet për vazhdimin e misionit në Bosnje, që rrezikon nga Rusia, por të gjitha shtet u gjendën të gatshme që të vazhdojë misioni dhe të ketë siguri në Bosnje. KFOR , shtetet kërkuan rritjen e prezencën, dhe unë thashë shtim të prezencës tonë në KFOR, u trajtua sulmet kibernetike, pata një bisedë të shkurtër me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, e informova edhe për marrëdhëniet diplomatike me Iranin, jemi pjesë e një aleance dhe na jep mundësinë që ta përballojmë në mënyrë kolektive, i kushtoi një paragraf të rëndësishëm kësaj çështjeje, ky sesion do na vlejë për të realizuar strategjinë e re të mbrojtës kibernetike, kemi një paketë të konsoliduar të marrëdhënieve tona, është një luftë e re, që kërkon burime financiare dhe kapacitete njerëzore, kemi krijuar programe masteri dhe edukimi për mbrojtjen kibernetike. Në ministrinë e Mbrojtjes së bashku me SHBA po ngremë qendrën për mbrojtjen kibernetike, me vlerë 20 mln euro, ka vlerë takimi i sotëm dhe vendosja e kësaj çështjeje në fjalimin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA”, tha ai.